Karkaleca saganaki:

554368_472361619495424_897507256_nPër 4-5 veta ju duhen:
Rreth 30 copë karkaleca të mëdha të pastruara, 1 qepë mesatare e grirë në rende (ose me mixer ) 2 thelpinj hudhra , 250 gr djathë i bardhë, 3-4 luge majdanoz , 1 spece e prerë në feta , 2-1 lugë ouzo ose 1 filxhan verë e bardhë (sipas deshirës, kripë, piper, 1 kuti pure domate , pak tabasko( sipas dëshirës)

Përgatitja:
Në një tigan të thelle skuqim qepen e hudhren e pas disa minutash shtojmë specin e prerë.

Shtojmë purene e domates , kripë, piper 1 maje lugë sheqer dhe e lëmë të zieje sa të trashet salca rreth 15 minuta në zjarr të ngadalshem.

Kur salca të jetë gati shtojmë karkalecat , djathin e bardhë e prerë ne kubike, pak ouzo ( nëse shija e ouzos nuk na pelqen mund t’a zëvendesojmë me 1 filxhan kafeje verë të bardhë ), pak tabasko nëse na pelqejne shijet pikante dhe e vendosim në furre në temperaturë. 165 gradë për 10-15 minuta sa të piqen karkalecat .

Serviret e ngrohte duke e spërkatur siper me majdanozin e freskët .

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..