Karkaleca me susam

Përbërsit:

-10 karkaleca te medhenj
-1 e bardhe veze
-susam
-vaj luledielli
-salce soje per ti shoqeruar (fakultative)

Pastrojme fillimisht karkalecat duke lene vetem pjesen e bishtit, i kalojme nen uje te rrjedhshem dhe i thajme me letra kuzhine.

Ne nje ene te vogel, rrahim me ndihmen e nje piruni te bardhen e vezes, i kalojme karkalecat nje nga nje ne kete mase, i kalojme me pas ne farat e susamit dhe i skuqim ne vaj te nxehte per maksimumi 2 minuta. I vendosim ne nje leter kuzhine ne menyre qe te thithet vaji i tepert dhe i sherbejme me salce soje.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..