Karkalecat dhe kopra e freskët, i bashkojmë dhe i përziejmë me verë të bardhë, duke i hedhur dhe barëra aromatizuese. Mos harroni të përzieni limonin në fund të recetës, është përzierja e orizit që i bashkon verën dhe ushqimin së bashku.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle vaj ulliri,
- 3,5 gota me kopër të prera në copëza,
- 1/4 lugë çaji me kripë,
- 1/8 luge çaji me piper te zi,
- 4 hudhra të prera në copëza të vogla,
- 1 fletë dafine,
- 1/2 luge çaji me piper të kuq,
- 3/4 kg karkaleca të prerë,
- 2 lugë gjelle lëng limoni i freskët.
Përgatitja:
Ngrohim vajin në një tigan të gjerë në mënyrë të pandërprerë në një nxehtësi mesatare. Shtoni koprën e prerë, kripën, piperin e zi, hudhrat dhe gjethen e dafinës; e lini 5 minuta sa kopra të bëhet e brishtë duke e përzierë vazhdimisht. Shtoni piper të kuq dhe karkalecat në tigan; i lini 3 minuta ose derisa karkalecat të bëhen, duke i përzierë vazhdimisht. Hidhini lën¬gun e limonit ose mund ta shërbeni me limon në feta.
Shoqërohet me verë të bardhë.