Karkaleca me pure

Përbërësit:
-1/2 kg karkaleca të mëdhenj
-Vaj ulliri
-2 thelpinj hudhër
-Lëngu i gjysmë limoni
-Pak salcë worcester(e gjeni të
gatshme)
-2 lugë kafeje rigon i tharë)
-1 spërkatje brandy
-Kripë e piper i zi

Për purenë
4 patate të ziera të shtypura
300 ml pana e lëngshme (mund të përdorni edhe qumështin normal)

Përgatitja:
Kaurdisim në tigan hudhrën e shtypur dhe përziejmë karkalecat, shtojmë lëngun e limonit, salcën ëorcester, rigonin, kripën, piperin dhe i spërkasim me brandy. I ziejmë fare pak minuta dhe i lëmë të vaken. Ndërkohë, në mikser hedhim patatet me kripën dhe panën ose qumështin. Servirim karkalecat me pure patatesh, duke e spërkatur purenë me lëngun e zierjes.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..