Karkaleca me kadaif dhe perime

Karkaleca me kadaif dhe perimePërbërësit:

-10 Karkaleca
-1 kukgulleshk
-1 spec i kuq
-1patllixhan
-2 luge mjalt
-stika pishe
-200 gr kadaif i njome
-vaj ulliri
-kripe

Metoda e përgatitje:
Qeroni karkalecat nga levozhga e tyre dhe beni nje te çare ne kurriz ne menyre qe ti hiqni fijen e zeze. Lajini dhe thajini me leter kuzhine. Merrni pak kadaif dhe hapeni me duar dhe mbeshtillni karkalecat nje e nga nje. Vendoseni ne nje tav me leter furre posht, hidhini nje fije vaj ulliri dhe vendoseni te piqen ne 200°C per 10-15 minuta ose kur shihni qe kadaifi eshte ber krokant dhe ka marr ngjure te kuqerremt.

Nderkoh lani dhe prisni perimet ne kubik. Ne nje tigan me fund qe nuk ngjite , shtoni pak vaj dhe skuqini te gjitha perimet sebashku ne zjarre te lart. Perimet duhet te rezultojn te skuqura dhe pak krokante dhe jo te qullura. Shtoni pak krip. Stikat e pishes i thekni ne nje tjeter tigan pa vaj. kur te jen gati i bashkoni me perimet.
Servirni pjaten duke bere nje shtrese me perime dhe karkalecat me kadaif siper tyre. Siper shtoni mjaltin.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..