Karkaleca deti ne krem qumeshti

Përbërsit:

-250 g karkaleca deti te pastruar
-2,5 dl krem qumeshti (panna, sanne)
-2 dl vere e bardhe (gatimi)
-dy thelbinj hudhre te shtypur
-1 luge gjalpe gatimi
-kripe
-majdanoz

Karkalecat skuqen ne gjalpe se bashku me hudhrat e shtypura.

Shuhen me veren e bardhe.

Shtohet kremi i qumeshtit dhe lihen ne zjarr te avashem derisa kremi te trashet paksa. Shtohet kripe dhe majdanoz. Ju befte mire!

Keshilla praktike:

Karkalecat mund te hahen ne kete forme te shoqeruar me buke. Por, mund te kombinohen me patate ose me pilaf, plus zarzavate.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..