Karkalec i marinuar

Përbërësit:
-Karkalec i freskët 300g (pa qëruar)
-Limon, 2 kokrra
-Vaj ulliri extra vergine
-Shegë
-Akull.

Përgatitja
Qërojmë karkalecat, i presim pak në mes dhe i shpëlajmë mirë. I marinojmë me kripë, limon, vaj ulliri dhe i hedhim në një tas. Vaji i ullirit duhet të jetë i mirë. Sipër hedhim shegë, e vendosim tasin e vogël në një tjetër tas të mbushur me akull dhe e servirim me feta limoni dhe kokrra shege.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..