Përbërësit:
- 1 pako makarona 250gr,
- kima derri dhe viçi bashke,
- një qep,
- 2 domate,
- 1/5 gotë verë të bardhë,
- pak kanellë,
- 1 filxhan çaji,
- djathë te grirë,
- kripë,
- piper.
Për salcën:
- Pasata 500gr,
- 1 thelbi hudhër,
- 1 lugë gjellë sheqer,
- 3 lugë gjelle gjalpë,
- 4 lugë salcë të bardhe,
- kripë,
- piper.
Përgatitja:
Marrim qepen e grijmë imët dhe e hedhim në yndyrën e djegur. Pastaj shtojmë kimane që skuqen pak dhe e shuajmë me vere të bardhe. Shtojmë kanellë krip dhe piper dhe 2 domatet e qëruara dhe të grira hollë. E lëmë të ziejë në zjarr të javashëm për 40 min.
Duhet ta pije krejt lëngun. Atëherë e heqim nga zjarri gjithnjë me kapak mbuluar dhe gjysmë se ftohuri shtojmë djathin e grirë. E përziejmë mirë dhe fillojmë të mbushim kanelonjat të cilat duhet të mbushen fort dhe të vihen ngjeshur në tave pa lënë vend të zbrazët.
Pasi i mbushim përgatisim salcën. Shkrijmë gjalpin dhe hudhrën e grijmë në rende dhe e shtojmë në tigan. Pastaj shtojmë pasaten kripë me piper, sheqerin dhe një gotë uji. E leme në zjarr për 10 min.
Në tavë kanelonjat i mbulojmë me ujë pastaj ju shtojmë salcën e cila duhet te hidhët gjithkund dhe në fund shtohen 4 lugë salcë e bardhë. Tavën e mbështjellim me letër alumini që të mos marri ajër dhe e vëmë në furrë për 40 min në 200 grade.
Pasi bëhet i heqim letrën e aluminit por e lëmë edhe 10 min në furre që ta pije mirë lëngun.