Kaneloni ala krem

Përbërësit:

  • 1 pako kaneloni,
  • 350 gr mish viçi i grirë,
  • 1 qepë e grirë hollë,
  •  3 domate të grira në rende,
  • djathë parmezana i grirë, lloje të tjera djathi kaçkavall të grirë, qumësht,
  • 1 kuti krem pana, kripë, piper, pak kanellë,
  •  4 karafila,
  • 2 fletë dafine, pak galeta, pak gjalpë

Fillimisht nxehim furrën në 200 gradë. Pastaj, në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe skuqim mishin e grirë me qepën.

Shtojmë kripë, piper, erëzat e tjera dhe salcën e domates. Pas të ziejë, shtojmë parmezanën, galetën që do thithë gjithë lëngjet që mund të kenë mbetur dhe e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet krejt.

Lyejmë një tepsi me gjalpë. Pastaj, mbushim kaneloni me një lugë dhe i vendosim në tepsi. Shtojmë kremin pana dhe qumështin, derisa kaneloni të jenë mbuluar krejt.

E mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe e vendosim në furrë. Pas 40 minutash heqim letrën e aluminit dhe hedhim pjesën tjetër të djathit të grirë. I lëmë përsëri në furrë, derisa të mos ketë më qumësht dhe të jetë shkrirë djathi.

Kaneloni janë gati.

Article Categories:
Pasta

Comments

Don't Miss! random posts ..