Kanelloni me spinaq dhe rikota

Perbersit:
-1 Pako makarona (Kanelloni)
-300 gr spinaq
-250 gr rikota
-100 gr djathë parmixhano i grirë
-4 luge vaj ulliri ’’Altis’’
-200 gr Salcë domate
-Borzilok
-Kripë
Pergatitja
Ziejmë për 2-3 minuta spinaqin. E kullojme dhe e shtrydhim fort. E hedhim në një tas ku do të shtojmë rikotën, ½ e djathit parmixhano, 2 lugë vaj ulliri, kripë.Përbërësit i trazojmë derisa të bëhen një masë kompakte. Ndërkohë kemi vënë ujin që të ziejme makaronat kanelloni vetëm për 4 minuta dhe më pas i kullojmë. Makaronat kanelloni i mbushim me spinaqin dhe përbërësit e tjerë që i përziejmë në një tas. Marrim një tavë dhe e lyejmë me pak vaj ulliri, hedhim pak salcë domate të përzier me borzilok.Me ndihmën e një furçe kuzhine e lyejmë të gjithë sipërfaqen e tavës. Radhisim makaronat kanelloni në tavë, i spërkasim me pak vaj dhe me salcën e mbetur i mbulojmë. Në fund hedhim djathin parmixhano që na teproi. I pjekim ne furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 20-25 minuta.

Article Categories:
Pasta

Comments

Don't Miss! random posts ..