Përbërësit për 4 persona:
-1kg kallamarë të pastruar
-4 thelpinj hudhër
-100gr gjalpë
-1 lugë vaj ulliri
-3 lugë majdanoz të grirë
-kripë
-piper
-lëngun dhe lëkurën e një limoni
Kallamarët të cilët i kemi pastruar më parë, i ndajmë në dy pjesë duke i prerë në mënyrë gjatësore. I vendosim në një tigan në të cilin kemi tretur gjalpin dhe vajin e ullirit, dhe i skuqim për pak minuta bashkë me hudhrat e shtypura. Shtojmë lëkurën dhe lëngun e limonit, majdanozin e grirë, kripën dhe piperin. I lëmë të gatuhen akoma dhe pas pak minuta kur të jenë gati i vendosim në një pjatë të cekët të zbukuruar me sallatë të sipas dëshirës suaj (selino, majdanoz, sallatë jeshile, qepë etj) dhe i shërbejmë të ngrohta.