Kallamarë në skarë

Kallamarë në skarëPërbërësit:

– 800 gr kallamarë
– 2 speca gogozhare
– 4 lugë gjelle gogozhare
-1 lugë supe uthull balsamike
-1 lugë gjelle peksimadhe (bukë e thekur e grirë)
-2 thelpi hudhër
– 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
-kripë
-1 tufë majdanoz
– 1/2 e lëngut të limonit
– sallatë mikse

Përgatitja:

Vendosim kallamarët në skarë duke i prerë në vijëza të holla ose në rondele sipas dëshirës. I pjekim duke i kthyer nga 3-4 minuta nga secila anë.

Menjëherë sapo t’i heqim nga skara i vendosim në tasin ku kemi hedhur salcën, për t’i marinuar.

I lëmë të marinohen dhe i vendosim në pjatancë. Mund të shoqërohen edhe me një sallatë mikse.

Në fund, tek tasi, nëse ka mbetur salca, shtojmë i lugë gjelle peksimadhe dhe këtë masë përsëri e hedhim tek kallamarët.

Përgatitja e marinadës: Vaj ulliri, ulluth balsamike, kripë, 2 thelbi hudhër të shtypura, piper i zi, lëng limoni, lëng gogozhare, speca në kubikë të vegjël.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..