Kallamare me makarona

Përbërësit:
-600 gr kallamarë
-400 gr makarona(tubo te shkurtra)
-300 gr domate te vogla
-1/2 f. çaji vere e bardhe
-2 thelpinj hudhër
-4 l. çaji vaj ulliri
-1 spec i kuq i freskët,djegës(i vogël)
-2 l. Çaji majdanoz i grire
-kripe e piper

Pergatitja:

Pastrojmë e lajme kallamarët. I presim ne rrota te barabarta. Presim ne katërsh domatet. Ne tigan me vaj hedhim hudhrën dhe specin ne copa. Shtojmë kallamarët e i leme për disa minuta. I shuajmë me vere. Kur te kenë pire vëren, shtojmë ne tigan domatet e vogël, me pas shtojmë: kripen e piperin dhe i leme 10-15 minuta ne zjarr te ulet. Kur salca te jete pjekur, shtojmë majdanozin. Ne te njëjtën kohe kemi ziere makaronat (al dente)ne ujë me kripe. I kullojmë e i përziejmë me masën e tiganit.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..