Kallamarë dhe karkaleca në furrë

Kallamarë dhe karkaleca në furrëPërbërësit:

400 gr kallamarë
10 karkaleca të qëruar
miell gruri
vaj ulliri
kripë

Përgatitja:

Lyejmë mirë me miell kallamarët dhe karkalecat dhe i vendosim larg njëri – tjetrit, në një tavë të veshur me letër furre. U hedhim pak vaj dhe i fusim në furrë me ventilim me 200 gradë për 10 minuta; pas 5 minutash, i kthejmë nga ana tjetër vetëm karkalecat. Mbasi përfundon koha e caktuar, në qoftë se nuk janë zverdhur e forcuar sa dëshirojmë, mund t’i kalojmë pak në grill.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..