Përbërësit:
- 2 kg kallamarë të freskët,
- 2 presh,
- Një tufë selino,
- Një tufë qepë të njoma,
- Oriz të verdhë,
- 1 shishe të vogël (150 ml) uzo,
- 250 gr vaj ulliri,
- kopër,
- kripë dhe piper të zi të bluar.
Përgatitja:
1. Pastroni dhe lani mire kallamarët. Kokën dhe mustaqet e tyre prijini në copa të vogla.
2. Kaurdisim qepet e njoma dhe preshët.
3. Shtojmë kokët dhe mustaqet e kallamarëve, koprën, orizin dhe i lëmë të pinë ujin.
4. E heqim tenxheren nga zjarri dhe fillojmë të mbushim kallamarët.
5. I mbyllim me anë të kruajtëseve të dhëmbëve që të mos dali mbushja.
6. I vendosim në një tenxhere tjetër, më të madhe dhe të cekët. Shtojmë vaj ulliri dhe i kaurdisim lehtë.
7. Shuajmë me uzo dhe shtojmë dhe pak ujë nëse është e nevojshme.
8. Mbulojmë me kapak, shtojmë kripë dhe piper dhe i leme te ziejnë në zjarr të ulët.
9. E servirim me feta limoni.