Kalcone me proshutë dhe djathë

Kalcone me proshutë dhe djathëPërbërësit:
-1 pako petë të gatshmedrejtkëndore (sfoliat)
-200 g rikotë
-4 sotilete ( djathë me feta të holla e të buta)
-150 g proshutë e zier në feta ose kuba
-kripë e piper i zi

Përgatitja:
Shtojmë petët sfoliat në një tavë të veshur me letër furre. I mbushim në mes, duke lënë bosh dy shirita anësorë 4-5 cm, me një shtresë rikotë, një shtresë me copëza djathi sotilete e proshutë të zier dhe së fundi, me një shtresë tjetër të hollë rikote. I hedhim pak kripë dhe piper të zi. E mbyllim kalconet duke kthyer shiritat e lënë bosh të petëve në të dy anët, e duke i shtypur me gishta që të ngjiten mirë me njëri-tjetrin.

Kthejmë gjithashtu edhe dy anët e tjera të drejtkëndëshit që kemi formuar, që mbushja të mos dalë jashtë gjatë pjekjes. E vëmë kalconet në furrë me 180 gradë për aq kohë sa të zverdhet mirë e të fryhet. Presim dhjetë minuta para se ta shërbejmë, që e brendshmja të mpikset e të forcohet pak.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
AntiPastë

Don't Miss! random posts ..