Kafja është ngjitëse

Është njësoj si droga dhe për ata që janë mësuar me rutinën e marrjes së përditshme të kafes, ndërrimi i kësaj përvoje do të ishte shumë i dhimbshëm. Nëse ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht do ta ndalonin një përvojë të tillë, atëherë do të përballeshin me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje. Nëse do të teprohej, kafja mund të sillte edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku…

Sëmundjeet e zemrës nga kafja

Në këto periudha ngushtice financiare kemi nisur të heqim dorë nga shumë rite të ditës, që më parë me çmimet normale mund t‘i përballonim. Një prej tyre është edhe kafja e mëngjesit. Askush më mirë se kafenetë e lokalet nuk mund ta ndjejë një masë të tillë, duke qenë se të ardhurat e tyre kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Shumëkush mund të mendojë që ky është një fakt për t‘u përshëndetur, sepse siç kemi dëgjuar kafeja është shkaktare e shumë problemeve që variojnë, nga ato të tretjes apo sëmundjet e zemrës dhe vetë kanceri.

Por përpara se të gëzohemi shumë le t‘i kujtojmë vetes thënien, që çdo e keqe e ka patjetër një të mirë, dhe kafja ka më shumë se një. Sipas një studimi të fundit, i cili është kryer pas një monitorimi të një numri të madh personash, historia e kafesë është paksa më ndryshe. Në të tregohet se sa keq është gjykuar kjo pije, pas së cilës jepen shumë njerëz.

Kafja është hidratuese sa edhe uji

Ja disa nga arsyet që do t‘ju nxisin të mos ta braktisni zakonin e të pirit kafe herët në mëngjes.

Është thënë deri tani se kafja ka efekt diuretik, por kjo nuk është e vërtetë, të paktën në porcionet normale të një filxhani kafeje. Për të pasur një efekt të tillë, organizmi duhet të absorbojë të paktën 550 mg kafeinë. Vetëm atëherë do të ndodhnin efektet diuretike dhe si pasojë dehidratuese. Si pasojë, një filxhan i zakonshëm kafeje, jo vetëm që nuk të dehidraton, por të ndihmon në hidratimin e trupit. Ju duhet të nisni të shqetësoheni vetëm kur sasia që keni në gotë e kalon 550 mg e kafeinës, përndryshe një filxhan, ose një gotë kafeje, ka vetëm efektin hidratues të po së njëjtës sasi uji.

Kafja mund të reduktojë rrezikun e sëmundjes së zemrës

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë, zakonisht e shmangin kafen, duke e konsideruar atë si simulant që mund t‘ua përkeqësojë situatën. Studimi i fundit, i bazuar në eksperimente të mirëfillta mbi persona që kanë probleme kardiake, nxori në pah se nuk ka asnjë provë që të faktojë ndikimin negativ që ka kafeja ndaj funksionimit të zemrës. Një tjetër studim i ndërmarrë në 27 000 gra, përgjatë një periudhe 15 vjeçare, doli në përfundimin se ato që pinin tri kupa kafe në ditë kishin një ulje të riskut për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës në masën 24%. Shkaqet e një ndikimi të tillë mbeten për t‘u përcaktuar.

Kafja më pak e dëmshme se Coca-cola

Ajo që dihet është se kafeina ndikon në një shtim të vogël të presionit të gjakut, por ndërsa konsumatorët e rregullt të coca-colës, që është e pasur me kafeinë, kanë më shumë shanse për të pasur sëmundje zemre, konsumatorët e rregullt të kafesë nuk e kanë një rrezik të tillë. Shpjegimi për këtë mund të gjendet në komponentët e kafesë, që nuk kanë të bëjnë me vetë kafeinën. Deri tani janë zbuluar rreth 800 përbërës aromatikë të ndryshëm, që përmbajnë shumë antioksidantë të fuqishëm.

Redukton rrezikun e disa lloje kanceresh dhe nuk ka ndikim përkeqësues te disa të tjerë. Në vitet ‘80, disa kërkues përhapën alarmin se kafeja rrezikon shumë shëndetin e pacientëve me kancer në pankreas. Në vitin 2007 u publikua një tjetër studim, i cili provoi të kundërtën e përfundimit të rezultatit të parë, pra që kafeja nuk ka të bëjë aspak me kancerin dhe as përkeqësimin e pacientëve që kanë një patologji të tillë. Cigarja, me të cilën shoqërohet shpesh kafja është, një shkaktare e kancerit dhe jo kafja në vetvete.

Kafja nuk ka lidhje me kancerin e gjirit

Një tjetër studim i ndërmarrë në Suedi në lidhje me lidhjen e kësaj pijeje me sëmundjen vdekjeprurëse, doli gjithashtu në përfundimin se kafja dhe kanceri i gjirit nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Së fundi ka edhe një sugjerim në lidhje me ndihmën që jep kafja në parandalimin e kancerit. Mjekët japonezë kanë monitoruar shëndetin e 90 mijë grave dhe burrave përgjatë një dhjetëvjeçari dhe sipas një raporti përfundimtar të studimit të publikuar në vitin 2005, konsumatorët e rregullt të kafesë, pra ata që nuk e tejkalojnë pirjen e dy kupave në ditë, kanë më pak shanse se të tjerët për të pasur kancer të mëlçisë.

Kafja të bën të ndihesh mirë

Nuk është aspak një efekt psikologjik, porse një ndikim i drejtpërdrejt i kafesë. Kur pi kafe ndjen një shtim të energjisë, të gjendjes së mirëqenies, të komunikimit me të tjerët. Megjithatë nuk duhet tepruar dhe duhet pirë në mënyrë të rregullt. Një gram më shumë nga sa duhet bën që të të shtohen simptomat e ankthit dhe dridhjes. Ata që e kanë zakon të pirët e kafesë ka mundësi që të ndihen të mbrojtur nga depresioni, sigurisht nga disa lloje të tij.

Madje ka studime që thonë se personat që pinë rregullisht kafe, në krahasim me të tjerët kanë më pak gjasa për të kryer vetëvrasje.

Kafja nxit sportistët

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se po t‘i shtosh pak kafeinë karbohidrateve me të cilat ushqehen sportistët, sidomos atletët, atëherë aparati muskulat ka një përqindje rekuperimi që shkon deri në 60%, duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi shumë të madh. Por rezultati i kafeinës ndihet vetëm disa orë pas konsumimit të saj, çka do të thotë që atleti mund të pijë kafe para gjumit dhe ditën e nesërme stërvitjen mund ta kryejë duke qenë shumë në formë.

Kafja mund të ofrojë mbrojtje nga sëmundjet

Ka sugjerime, sipas të cilave, pirja e dy kupave kafe në ditë mund të reduktoje rrezikun e sëmundjes së alzheimerit, apo parkinsonit dhe ndoshta edhe diabetit.

Kafeina mbron edhe trurin nga efektet e dëmshme të kolesterolit, të cilat çojnë në reduktim të qelizave trunore. Por mos e kaloni kurrë masën… Kafeja nuk është kurë për dhimbjen e kokës. Uji në kafe do t‘ju ndihmojë që të dehidratoheni dhe kafeina do t‘ju japë impulse pozitive në tru, por nëse do ta teproni do të merrni menjëherë efektin e kundërt.

Një kafe e fortë dhe mbi dozë do t‘ju dëmtojë, veç të tjerash edhe stomakun dhe do të rrisë presionin e gjakut në tru e si pasojë do të ketë ndikime jo të këndshme dhe në zemër. Përzierja që zakonisht bëhet për të qetësuar dhimbjet e kokës, mes kafes së zezë dhe paracetamolit është shumë toksike me ndikim negativ veçanërisht te mëlçia.

Kafja është ngjitëse

Është njësoj si droga dhe për ata që janë mësuar me rutinën e marrjes së përditshme të kafes, ndërrimi i kësaj përvoje do të ishte shumë i dhimbshëm. Nëse ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht do ta ndalonin një përvojë të tillë, atëherë do të përballeshin me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje. Nëse do të teprohej, kafja mund të sillte edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku etj.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Këshilla · Pije

Don't Miss! random posts ..