Kadaif me veze thelleze

Përbërësit:
-Vezë thëllëze 4
-Majdanoz 4 tufa
-Vaj ulliri 20 ml
-Kadaif 200gr
-Kripë 4
-Vasabi 1 gr
-Uthull

Përgatitja:
Vezën e thëllëzës e ziejmë për 2 minuta në ujë, pastaj e nxjerrim për ta ftohur menjëherë në ujë me akull dhe uthull.
Kadaifit i japim formë foleje dhe e skuqim në tigan derisa të marrë ngjyrën e foleve të dallëndysheve.
Majdanozin e pastrojmë dhe e fusim në mikser me vaj ulliri, kripë dhe vasabi. E lëmë të përzihet derisa të marrë ngjyrë jeshile të theksuar. E vendosim në pjatë sipas fotos. Majdanozi prezanton barin e njomë dhe kadaifi luan rolin e barit të thatë të folesë.

Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..