Përbërësit:
-200 gr fëstëkë të qëruar
-2 lugë gjelle djathë i grirë
-60 ml vaj
-1 lugë gjelle ricotta
-250 gr jufka
-borzilok, kripë
Përgatitja:
Hedhim në një enë fëstëkët e qëruara, djathin e grirë dhe borzilokun dhe i përziejmë me mikser grirës. Më pas i shtojmë vajin dhe i përziejmë që të na krijohet një masë kremoze. Kremit që sapo bëmë i shtojmë ricotta dhe i përziejmë bashkë. Në një enë hedhim jufkat dhe i vendosim për t’u zier. Në momentin që jufkat të kenë mbaruar zierjen, i bashkojmë me kremin e bërë pak me përpara dhe çdo gjë është gati për t’u shërbyer, transmeton allrecipes.