Jufka Dibre me pulë

Kjo recete ben pjese tek ato receta tradicionale shqiptare te cilat ndonjehere mbesin ne harrese. Te perdorura shume ne Diber, jufkat jane makarona artizanale te pregatitura vetem me miell, veze dhe qumesht. Receta e meposhtme eshte teper e shijshme duke kombinuar mishin e pules dhe jufkat ne nje pjate te vetme.

Perberesit per 4 persona

1 pule te vogel (apo cfaredo mishi tjeter)

400gr jufka
100gr gjalp
1 qepe mesatare
kripe
Lajme mire pulen dhe e ziejme ne tenxhere me presion me uje dhe kripe per 15-20 minuta.

Nderkohe presim shume holle qepen dhe e skuqim me 50gr gjalp derisa te marre ngjyre te arte, por jo te vyshket. Shtojme jufkat dhe gjithashtu i skuqim per disa minuta duke i perziere shpesh qe te mos ngjiten. Kur edhe ato te kene marre nje ngjyre te arte i heqim nga zjarri dhe i vendosim ne tepsine ku do te gatuhet receta. I shtojme siper lengun e pules derisa te mbulohen, i sperkasim me 50gr gjalp te mbetur dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 250 grade celcius per 10-15 minuta, ose derisa jufkat ta kene pire te gjithe lengun e pules.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..