Japrakë me sallatë jeshile

receta gatimi per pergaditjen e japrakës me sallatë jeshile

receta gatimi per pergaditjen e japrakës me sallatë jeshilePërgaditja për 6 persona:

  • 1/2 kg. peshk pastërma (bakalaro) ,
  • 24 gjethe sallate jeshile 1 filxhan oriz ,
  • 1 qepë të grirë ,
  • pak hudhër ,
  • 4-5 bisqe selino të prerë hollë ,
  • pak piper kokërr ,
  • 1 domate, se cilës i është hequr cipa dhe është prerë hollë ,
  • 3 lugë gjelle margarinë ,
  • 1 konservë domateje të prerë hollë ,
  • kripë dhe piper.

Përgatitja:

1. Fillimisht pastroni peshkun nga kripësia e tij, hiqni cipat dhe halat dhe e prisni në copa.

2. Përvëloni gjethet e sallatës jeshile dhe i lini të kullojnë.

3. Përzieni copat e peshkut me orizin, qepën, hudhrën, selinon, piperin dhe domaten. Provoni shijen dhe i hidhni nga pak kripë dhe piperin kokërr.

4. Vendosni pak nga masa e krijuar në çdo gjethe sallate jeshile dhe i lidhni në formë japrakësh. I vini ato në radhë në tenxhere, ku është hedhur më parë margarinë. Shtoni kripë dhe piper. I mbuloni me një pjatë dhe i lini të ziejnë për rreth gjysmë ore afërsisht.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..