Japrakë me lulelakër të bardhë

385172_460132574051662_1982068336_nPërbërësit:
1 lakër e madhe rreth 2 kg, 1gotë oriz, 1 kg kima viçi ( mish i grire) 1/2 kg mish derri, 1 tufë majdanoz i prerë hollë, 1 tufe kopër i prerë hollë, 2-3 qepë të freskëta të prera hollë, 1 qepë e thatë e grirë në rende , 1 filxhan mendërz e freskët e grirë , lëkurë e grirë nga një limon, piper, pak spec djegës i grirë nëse dëshironi, 1 vezë , lëng nga 2 limona , 1 luge niseshte.

Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim lehtë qepën dhe mishin e grirë , mbyllim zjarrin dhe shtojmë qepën e njomë, majdanozin, orizin, kopren,mendërzen dhe lëkuren e limonit të grirë.

Rregullojmë me kripë e piper . Në një tenxhere të thellë ku kemi zier ujë të bollshëm vendosim lakren të cilës i kemi prerë thellë bishtin. Presim të marri 3-4 valë dhe e nxjerrim nga uji .

Pasi është ftohur pak i ndajmë gjethët një e nga një dhe në çdo gjethe vendosim pak nga mbushja dhe e mbështjellim duke kthyer anët nga brenda me kujdes.

Në tenxheren ku ziem lakren vendosim një nga një dolmate e përgatitura . I vendosim në zjarr të fortë fillimisht derisa të marrin valë e më pas e ulim zjarrin dhe e lëmë të zieje për rreth 1 orë. Kur të jenë zier plotësisht rrahim një vezë me lëngun e 2 limonave dhe shtojmë pak lëng nga domatet e përgatitura.

Shtojme një lugë niseshte ( fakultative) dhe e hedhim masën e përftuar në tenxherën qëpo mer valën e fundit.

Menjëherë mbyllim zjarrin dhe është gati për t’u shijuar.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..