Japrake me lulelaker te bardhe

Pjaprakerberesit:
1 laker e madhe rreth 2 kg, 1gote oriz, 1 kg kima vici ( mish i grire) 1/2 kg mish derri, 1 tufe majdanoz i prere holle, 1 tufe koper i prere holle, 2-3 qepe te fresketa te prera holle, 1 qepe e thate e grire ne rende , 1 filxhan menderz e fresket e grire , lekure e grire nga nje limoni, piper, pak spec djeges i grire nese deshironi, 1 veze , leng nga 2 limona , 1 luge niseshte.

Pergatitja:
Ne nje tigan me pak vaj ulliri skuqim lehte qepen dhe mishin e grire , mbyllim zjarrin dhe shtojme qepen e njome, majdanozin, orizin, kopren,menderzen dhe lekuren e limonit te grire .

Rregullojme me kripe e piper . Ne nje tenxhere te thelle ku kemi zier uje te bollshem vendosim lakren te ciles I kemi prere thelle bishtin. Presim te marri 3-4 vale dhe e nxjerrim nga uji .

Pasi eshte ftohur pak I ndajme gjethet nje e nga nje dhe ne cdo gjethe vendosim pak nga mbushja dhe e mbeshtjellim duke kthyer anet nga brenda me kujdes.

Ne tenxheren ku ziem lakren vendosim nje nga nje dolmate e pergatitura . I vendosim ne zjarr te forte fillimisht derisa te marrin vale e me pas e ulim zjarrin dhe e leme te zieje per rreth 1 ore. Kur te jene zier plotesisht rrahim nje veze me lengun e 2 limonave dhe shtojme pak leng nga dolmate e pergatitura.

Shtojme nje luge niseshte ( fakultative) dhe e hedhim masen e perftuar ne tenxheren qe po mer valen e fundit.

Menjehere mbyllim zjarrin dhe eshte gati per tu shijuar.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..