Japrak me spinaq

Perbersit
-250 g spinaq
-160 g djathë parmixhan i kaluar në rende
-250 g djathë i njomë lope
-2 veze + 3 të kuqe të vezeve
-80 g bajame të bluara
-120 g miell
-30 gr gjalpë + lyerie të tepsisë

Për salcë:
Merret një spec i kuq, një i gjelbër dhe një i verdhë * 2 lugë pekmez domateje * 1 qepë * 1 thelb hudhër * 2 lugë vaj * 1/8 l supë * 1 dl verë * 1 arrë moskati * 1 spec i kuq i bluar * kripë, piper

Përgatitja:

Pastrohet spinaqi më uje. Hidhet në tenxhere për t’u zbutur pak, përzihet vazhdimisht. Pasi të ftohet, pritet imët. Përzihet me 100 g parmixhan, me djathë të njomë, me bajame, kripë e arrë moskati.

• Pastaj, përzihen vetë dhe të kuqet e vezeve me 100 g miell dhe perzihen me spinaqin e përgatitur. Kjo masë lihet për pak.

• Pastrohen specat dhe priten në katrorë. Qërohet qepa, imtësohet dhe fërgohet, derisa të marrë një ngjyrë të verdhe. Qepës i shtohen specat. Qërohen hudhra, imtësohet dhe hidhini në specat e fërguar. Mbi të hedhim edhe specin e bluar dhe pekmezi i domateve. Fërgohen pak në temperaturë mesatare.

• Në një enë me uje te vluar – merret spinaqi i përgatitur, me anë të dy lugëve formësohen japraket dhe i hedhim ne ujin e vluar duke i lene te ziejne për 3 minuta.

• Nxehet furra në 230 shkallë C. Lyhet tepsia me gjalpë dhe në të renditen japraket. Shkrihet gjalpi dhe me të sperkaten japraket sipër. Futet tepsia në furrë, piqen 5 minuta, sa të bëhet një cipë e hollë sipër. Shërbehen menjëherë me salcën e specave.

Këshillë: Kur t’i jepni forme japrakeve nga spinaqi, secilën herë lugën futini në ujë të ftohtë, në mënyrë që masa të mos ngjitet ne te.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..