Jani Berati

Përbërësit:

-1kg gjoks viçi,
-1kg spinaq,
-2 kokë qepë,
-4 qepë të njoma,
-1 lugë miell,
-1 lugë erëza të përziera,
-1lugë piper i kuq, kripë dhe piper i zi.

Mishin e presim në kube sikur për gullash dhe e ziejmë në tenxhere me ujë, të mbuluar në kapak. E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj, pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë spinaqin e prerë në copë të imëta dhe qepën e njomë të grirë. Hedhim kripë, një lugë erëza të përziera, piper të zi, piper të kuq dhe një lugë miell.
Në tigan e shtojmë mishin e zier, bashkë me ujin. E lëmë të ziejë edhe një kohë të shkurtër. Janinë e Beratit me spinaq e nxjerrum nga tigani dhe e vëmë në enë të thellë.
Serviret në teperaturë prej 16 deri në 18 gradë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Comments

Don't Miss! random posts ..