Hashure

HashurePergatitja :
Per 4 veta:
-300 gr grure ashureje (2 gota uji)
-100 gr sheqer(mund te perdorni dhe sheqer ezmer per te ruajtur linjat:)pas tere ketyre elementeve te meposhtme si -zor se ruhen linjat po ec mo:)
-rrush i thate (sidomos ai i ziu eshte me i mire)
-lekura portokalli te rendura
-lajthi,bajame,arra
-fik i thate
-karafil,kanelle
-kokrra shege per zbukurim

Gruri lihet te zihet dhe pasi ka arritur nje fare zierje , i nderrohet uji.Ne ujin e ri gruri vihet serish per tu zier por kete here shtohet sheqeri,rrushi dhe fiku i thate , arrat,bajamet,lajthite dhe lekurat e rendura te portokallit dhe lihen te zihen.Sekreti per nje ashure te mire eshte qe gruri te zihet ne ate mase qe kur te hahet , te pertypet pa veshtiresi ama dhe te mos jete i zgerlaqur fare:) (hajde shpjegim kodra pas bregut hajde:)Kur te kete arritur ne trashesine e duhur hiqeni nga zjarri dhe shperndajeni neper tase siper te cileve shtoni kanellen ,karafilin (karafilin mund ta shtoni dhe qe ne zierje e siper sepse i jep nje arome akoma dhe me pikante) dhe ne fund fare kokrrat e sheges.Ato kokrrat e tjera te sheges qe shihni ne pjate i vura afer dhe per pamje ,por dhe per faktin qe te me thartesonin pak gojen pas bukosjes se hashures, ju befte mire:)

Article Categories:
Pudingë

Don't Miss! random posts ..