Gurabije me bajame

receta gatimi per pergaditjen e gurabijavee me bajame

receta gatimi per pergaditjen e gurabijavee me bajamePërbërësit:

  • 1 1/2 filxhanë çaji me gjalpë te freskët ,
  • 1 1/3 filxhan çaji me margarinë ,
  • 3 vezë të freskëta ,
  • 1 filxhan çaji me sheqer ,
  • 1 filxhan sheqer pluhur për spërkatje ,
  • 1 filxhan kafe konjak ,
  • 1 lugë kafeje sodë ,
  • 1 lugë kafeje vanilje ,
  • 1 kg miell ,
  • 1 1/2 filxhan çaji bajame të grira ,
  • 1 1/2 filxhan çaji ujë.

Përgatitja

Përziejmë margarinën me gjalpin e freskët me sheqerin, i shtojmë edhe vezët e freskëta dhe i përziejmë për gati 10 minuta.

Në vazhdim hedhim miellin, konjakun, sodën, vaniljen, bajamet, derisa të bëhet një masë e butë.

E lëmë pak brumin të pushojë dhe pastaj e ndajmë në forma sipas dëshirës.

Pasi kemi bërë format, i vendosim në një tepsi të lyer në vaj dhe i pjekim në temperaturë mesatare për 25-30 minuta.

Pas pjekjes i nxjerrim nga furra, i hedhim pak ujë dhe sheqerin pluhur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..