Gurabija në formë zemre

Gurabija në formë zemrePërbërësit:
-2 lugë mjaltë,
-150ml vaj,
-2 vezë,
-150gr sheqer,
-1 pecivë,
-500gr miell,
-100gr marmelatë,
-1 çokollatë për zierje.

Përgatitja:
Përziejmë në një vend miellin, sheqerin, peciven, mjaltën dhe vajin. Në të njëjtin vend thyejmë vezët dhe masën e përziejmë me lugë druri.
Kur masa të fitojë dendesinë e duhur, brumin e prejmë në forma të zemrës, i rendisim në një tepsi një nga një dhe e pjekim. (Format e zemrës nuk duhet të jenë shumë të trasha sepse pas pjekjes duhet t’i bashkojmë dy zemra një mbi një dhe brenda i lyejmë me marmelatë. Dmth duhet t’i prejmë të holla.)
Pasi që të pjeken gurabijat, marrim një zemër e lyejmë përmbi me marmelatë dhe e vendosim mbi një zemër tjetër. Kështu veprojmë edhe me gurabijat tjera.
Gjysmën e zemrës e fusim në pjatën me çokollatë të shkrirë, me ç’rast fitojmë gurabija bardh e zi.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..