Gurabija me rrush të thatë

Gurabija me rrush të thatëPërbërësit:

-2 vezë,

-125 gr. margarin,

-Gjysmë gote e çajit vaj,

-2 lugë të supës kos,

-1 gotë e ujit sheqer,

-1 gotë e çajit rrush i terun,

-1 gotë e çajit arra të grimcuara,

-1 sheqer vanilje,

-1 pecivë (pluhur për pjekurina),

-2 gota e gjysmë të ujit miell.

Përgatitja: Përveç miellit të gjithë përbërësit i bëjmë bashk dhe i përziejmë mirë e mirë mandej shtojmë miellin dhe e përziejmë me dorë. Kur masa të bëhet homogjene marim me lugë të supës dhe i hedhim një nga një në tepsi. Pjekim në 180 gradë celsius dhe i lëmë deri sa ta marin një ngjyrë të bukur. Para se ti servirim i pluhnosim me sheqer pluhur.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..