Gurabija me portokall

gurabijaPërbërësit:
-100 gr miell misri
-250 gr miell gruri
-100 gr gjalpë (i shkrirë)
-2 kokrra vezë
-120 gr kos
-70 gr sheqer pluhur
-1 lugë çaji pluhur pjekës
-gjysmë luge çaji kanellë
-1 lëkurë portokalli (të madh)
-pak kripë
-10 gr sheqer kaf
-1 shkop vanilje (farat)

Përgatitja

Hidhni në një tas të thellë, 2 kokrra vezë dhe sheqerin pluhur. Përziejini. Shtoni më pas gjalpin e shkrirë, kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe pak kripë dhe vazhdoni përziejini. Shtoni miellin e misrit, miellin e grurit, pluhur pjekës dhe pak kanellë . I përzieni mirë gjithë përbërësit në tas derisa të keni një brumë që nuk derdhet, por që është i lidhur mirë.
Me një lugë akullore hidhni brumin me forma në një tepsi. Hidhni pak sheqer kaf sipër cdo gurabije. Piqini në 200 gradë për 15-20 min.

Article Categories:
KEK & Biskota

Don't Miss! random posts ..