Grand sallatë

Përbërësit për 4 persona:

100 g rukola,
100g radikio,
50  g misër,
50 g ullinj të zinj pa bërthamë,
3 karota,
100 g djathë i bardhë,
5–6 feta djathë Gouda,
50 g proshutë,
1 konservë peshk ton natyral,
3–4 lugë vaj ulliri,
kripë e uthull sipas dëshirës.

Përgatitja:

Pastrojmë sallatat dhe i copëtojmë me dorë dhe jo me thikë e i hedhim në një tas të madh. Aty shtojmë misrin, ullinjtë, dhe karotat e grira me rende. I përziejmë të gjitha dhe i spërkasim me uthull, kripë e vaj ulliri. Në fund shtojmë djathin e prerë në kubikë, fetat e djathit Gouda, proshutën e prerë në copa dhe peshkun ton të kulluar nga konserva.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..