Gogozhare te mbushura me ton

Përbërësit:
-8-10 speca te kuq te pjekur te konservuar
-2 konserva ton
-10-12 ullinj te zinj
-pak piper i kuq
-4-5 qepe te njoma
-2-3 l. çaji vaj ulliri
-1 l. supe uthull
-pak majdanoz i grire holle

Kullojmë specat nga vaji mbi një letër kuzhine. Heqim bërthamat e ullinjve dhe i presim ne copa te vogla. Pastrojmë qepet dhe i presim ne feta te holla pjesën e bardhe dhe ca nga bishtat.
Ne një tas te madh copëtojmë tonin me pirun dhe e përziejmë me përbërësit e tjerë. Mbushim me një luge çdo spec me masën e përgatitur me ton. I vendosim specat gogozhare te mbushura ne një piatele dhe i zbukurojmë sipër me majdanoz. U hedhim dhe pas uthull.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..