Gogëlushe me mish

receta gatimi per pergaditjen e gogelushes me mish

receta gatimi per pergaditjen e gogelushes me mishPër 4 persona nevojiten:

  • 1/2 kg mish i grirë ,
  • 2 feta bukë ,
  • 150 ml verë e bardhë ,
  • 1 kokë qepë ,
  • 100 gr kaçkavall ,
  • 100 ml shtalpë ,
  • 4 vezë ,
  • 3 lugë miell ,
  • 100 ml qumësht ,
  • 3 lugë kafeje erëza të përziera ,
  • vaj e kripë dhe piper i zi.

Përgaditja:

E copëtojmë bukën dhe e vëmë në enë të thellë, në të cilën e hedhim qumështin. E ngjeshim me dorë, për ta mpirë qumështin. Pastaj, bukën e vëmë në kulluese dhe e shtypim, për t’ia kulluar qumështin. Në enë të thellë e vëmë mishin dhe bukën e kulluar. E grij më qepën dhe e shtojmë në enë.

Në enë thyejmë 2 vezë. Hedhim kripë, piper të zi dhe një lugë miell. Përziejmë me dorë, derisa të bashkohet masa. Në tenxhere në zjarr me ujë të valuar, hedhim erëza të përziera. Dy lugë i lag im në ujin në tenxhere dhe me to marrim nga masa në enën e thellë, i krijojmë gogëlushet dhe i vëmë në tenxheren në zjarr. Gogëlushet i ziejmë 20 minuta.

Me lugë sitë i nxjerrim gogëlushet dhe i vëmë në enën rezistuese ndaj zjarrit. Në anën e shpeshtë të rendes e grijmë kaçkavallin. Kaçkavallin e grirë e vëmë në tenxheren në të cilën zienin gogëlushet. E shtojmë shtalpën, tenxheren e vëmë në zjarr dhe përziejmë me tel kuzhine.

Në enën me dy lugë miell e shtojmë verën e bardhë dhe përziejmë me tel. Thyejmë 2 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i rrahim me tel. Në të verdhat e rrahura shtojmë dy garuzhda nga përmbajtja nga tenxherja. Duke përzier vazhdimisht me tel, në tenxhere e shtojmë miellin e zbutur. I shtojmë edhe të verdhat e vezës. Pastaj, në tenxhere i shtojmë edhe gogëlushet. E lëmë përmbajtjen të ziejë 10 minuta.

Me lugë sitë marrim nga gogëlushet dhe vëmë në .njërën anë të pjatës për servirje. Në anën tjetër i servirim patatet e ziera. Me garuzhdë vëmë nga salca nga tenxherja. Zbukurojmë me 4 degë kopër.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë cilësore e llojit të rrushit Rizling.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..