Gligo Panxhari

Përbërësit:
-2 kg panxhar (bulbet,jo degët e gjethet)
-2 kg sheqer
– 1 dege arbaroriza(barbaroze,ndersha)
-1 limon
-bajame pa lëkuren e brendshme(me dëshire)

Pastrojmë e lajme panxharët. Grijmë lëkuren nga jashtë ne rende (nga vrimat e mëdha). I vëmë ne tenxhere me ujë (te mbulohen) e i ziejmë. I copëtojmë nga pak me pirun qe te kuptojmë a janë gati. Mund ti ziejmë edhe ne tenxhere me presion për 10′. I kullojmë e nga uji qe u ziene,mbajmë 1 f. çaji.

Ne një tenxhere feme panxharët, sheqeri, bashke me ujin qe mbajtëm , si dhe 2 filxhanë çaji te tjerë me ujë. I leme gjersa te lidhet lehte sherbeti. Hedhim barbarozën,lëkuren e limonit dhe bajamet. E ziejmë glikone ne zjarr te ulet, gjersa te lidhet mire e pastaj e heqim nga zjarri. Heqim lëkuren e limonit,barbarozën dhe hedhim lëngun e 1/2 se limonit.
E leme te ftohet mire dhe e hedhim glikonë ne vazo te sterilizuara.
Përveç barbarozës,mund te shtoni dhe kanelle ,po te doni,sepse shkojnë sh. te dyja bashke.

Article Categories:
Reçelëra

Don't Miss! random posts ..