Gjyveç me perime

Gjyveç me perimePër 4 persona nevojiten:

300 gr makarona të vogla në forme elbi
1 kg fileto pule pa kocka (gjoks dhe kofshë)
1 kungulleshkë
2 patëllxhanë mesatarë të prerë në kubikë
¾ filxhanë çaji vaj
2 thelpinj hudhra të prera hollë
1 qepë e madhe e prerë në feta të holla
4 domate të prera në kubike (pa lëng dhe farëza)
1 spec i kuq, i prerë në rripa të hollë
1 spec i verdhë i prerë në rripa të hollë
1 spec jeshil i prerë në rripa të hollë
1 ½ filxhan çaji ujë të nxehtë
1 filxhan çaji djathë kaçkavall i butë i grirë
kripë e piper

Përgatitja:
Prisni kungulleshkën në copa të vogla dhe kaurdiseni lehtë në një tigan me pak vaj. Kriposini patëllxhanët dhe lërini në kullesë për rreth 1 orë. Në vazhdim, shpëlajini, shtrydhini dhe kaurdisini lehtë tigan me pak vaj. Në një tenxhere të madhe hidhni 2/3 e vajit dhe copat e pulës dhe skuqini lehtë. Shtoni hudhrat dhe qepët. Përziejini mirë dhe lëreni derisa të vyshken. Në vazhdim, shtoni në tenxhere domatet, patëllxhanët, specat, kungulleshkën si dhe kripën e piperin. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe ziejeni masën në zjarr të ngadaltë derisa lëndët të dalin gjysmë të bëra. Në një tigan të vogël hidhni sasinë e mbetur të vajit dhe kaurdisni lehtë makaronat për disa minuta në zjarr të fortë. Në vazhdim zbrazni makaronat në tenxheren me pulë, shtoni ujin dhe mbulojeni tenxheren me kapak. Lëreni masën të ziejë ngadalë derisa të pijë të gjitha lëngjet. Në vazhdim, zbrazeni masën në një tepsi qelqi pireks dhe sipër hidhni djathin kaçkavall te grirë. Piqeni në furrë të nxehtë për 7-8 minuta derisa të shkrije djathi. Servireni menjëherë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..