Gjyveç me oriz ose me makarona

Gjyveç-me-oriz-Mishi bëhet njëlloj si dhe mishi me patate. Orizi i pastruar kaurdiset në tavën me yndyrë. Merret lëngu i mishit, kullohet dhe hollohet në ujë të nxehtë sa të plotësohet masa 1 me 3 (në rastin tonë për 1 gotë oriz 3 gota lëng), vendoset në zjarr të marrë valë dhe hidhet orizi.

Pastaj vihen thelat e mishit, u hidhet piper i zi dhe futen në furrë. Lihen të piqen derisa orizi të ketë pirë gjithë lëngun, d.m.th. të jetë bërë gati.

Shënim: Për gjyveç me makarona është mirë të përdoren klitharaqe të vogla, kurse spagetit mund të thyhen në copa të vogIa. Makaronat kaurdisen dhe lëngu merret 1 me 4.

Për 4-5 persona duhen: mish 500 g, gjalpë 1-2 lugë gjelle, oriz 1 gotë uji, salcë gjysmë lugë gjelle, ujë 3 gota, vaj për mishin 2-3 lugë gjelle, qepë 1 kokërr, kripë e piper i zi.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..