Gjokse pule me limon

eaa1057f-eceb-4bbc-b08f-e27b04c1f204---0-Përbërësit

– 8 feta te holla gjoks pule
– 1 qepe
– vere e bardhe
– trumze
– vaj
– lëng limoni
– kripe, piper
– dafine

Përgatitja

Marinoni feta e gjoksit te pulës ne një ene për rreth 10 minuta bashke me qepen te prere ne copa, një gote vere te bardhe dhe trumze. Ne një ene tjetër hidhni tre luge vaj, lëngun e një limoni, 1/2 e qepës se grire, trumze, kripe dhe piper. Mbyllni me një kapak dhe përzieni. Çdo fete te gjoksit te pulës vërini nga një fete limon dhe një gjethe dafine te lidhur me spango kuzhine. Piqni pulën ne zgare për 3-4 minuta kthejeni nga ana tjetër dhe piqeni për 2 minuta te tjera, me pas shërbejeni me salcën e përgatitur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:

Don't Miss! random posts ..