Gjoks pule me salcë soje

Gjoks pule me salcë sojePërbërësit për 4 persona:

-500 g gjoks pule,

-200 ml panë kuzhine,

-1 lugë gjelle mustardë,

-1 lugë gjelle mjaltë,

-1 lugë kafeje salcë soje,

-gjalpë ose vaj ulliri.

Përgatitja:

Presim mishin në feta, i shtypim me shtypësen e mishit për t’i bërë sa më të holla dhe i skuqim në tigan me pak gjalpë ose vaj ulliri. I kriposim dhe i lëmë të mbuluara me kapak. Ndërkohë përgatisim salcën. Në një tenxhere të vogël hedhim të gjithë përbërësit e salcës dhe i lëmë në flakë të ulët, derisa të krijohet një masë si krem (mjaftojnë 2-3 minuta). Salcën e hedhim mbi copat e mishit dhe e shërbejmë menjëherë. E shoqërojmë me sallatë sipas dëshirës.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..