Gjoks pule me pana

f3823f25-83c4-4a43-a2f0-5ac77434165e---0-Përbërësit e kësaj recete janë:

-1/2 kg gjoks pule i prerë në kubikë,
-400 ml pana,
-3 lugë gjalpë,
-1 lugë vaj,
-3 lugë miell,
-kripë, piper

Përgatitja

Lagim gjoksin e pulës me pak ujë dhe e përziejmë mishin me miell. Ndërkohë, në tigan vëmë të shkrihet gjalpi i përzier me vaj. Shtojmë brënda pulën dhe e gatuajmë kështu, duke e përzier here pas here. Më pas, shtojmë panan dhe e lëmë të gatuhet kështu për pak minuta, derisa të jetë gatuar mishi i pulës dhe të jetë krijuar kremi. E rregullojmë me kripë e piper dhe është gati për tu shijuar.

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..