Gjoks pule i mbushur

Perberesit
-500 gr gjoks pule
-4 Luge gjelle majdanoz i grirë
-100 gr djathë parmixhano i grirë
-1 Kokerr hudher (e plote) e grirë
-100 gr peksimadhe
-1 Kokërr vezë
-30 gr gjalpë ’’Bitam’’
-2 Luge gjellë miell
-Vaj për skuqje
-Kripë
-Piper i zi

Hapi i parë
Në një tas të vogël përziejmë gjalpin, hudhrën, majdanozin, kripën, piperin dhe 2 lugë parmixhano derisa të krijohet një masë kompakte.

Hapi dytë
Përgatisim gjoksin e pulës, duke i bërë një prerje horizontale në formën e një xhepi në pjesën e trashë të saj.

Hapi i tretë
Mbushim xhepin që krijuam te pula me miksimin e përbërësve që formuam gjate hapit të parë dhe mbyllim xhepin me ndihmën e 2-3 stikadentëve.

Hapi katërt
Vendosim 3 pjata në tavolinë me përbërësit si më poshtë:

1. Hedhim 2 lugë miell
2. Vezë e rrahur
3. Miksojmë peksimadhen, parmixhanon, kripën, piperin

Gjoksin e pulës e pudrosim në fillim me miell, më pas e kalojmë në pjatën me vezë të rrahur dhe në fund e rrotullojmë në pjatën me peksimadhe.
Në tigan kemi hedhur vajin e nxehur në temperaturë mesatare, vendosim gjoksin e pulës dhe e skuqim rreth 6 minuta.Tregojmë kujdes duke i kthyer në menyrë që skuqja të jetë e njëtrajtshme. Kjo recetë serviret e vakët, shoqeruar me sallatë.

Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..