Gjellë orientale

Gjellë orientalePërbërësit:
3 patllixhanë

200 gr mish gjoksi pule pa dhjame

6 domate

4 patate mesatare

1 qepë mesatare ose e madhe

1 lugë çaji kanelle

Kripë,piper i zi

1 lugë çaji cumin

3 lugë salce domateje ose speci të kuq

2 lugë gjelle vaj \ pak ujë

Përgatitja:
Pritini patllixhanet në formë të rrumbullakët pasi t’ua keni hequr lëkuren. Lereni pak në një tas me ujë me kripë që t’u largohet shija e hidhur.

Pritini dhe patatet në formë rrethi.

Mishin e pulës priteni në shiritë të hollë, jo shumë të gjatë.

Pritini 3 domate dhe qepët në copa të vogla si për gjellë.

Në një tenxhere jo shumë të thellë shtroni qepët dhe dy domatet dhe shtojini dhe pakëz vaj. Këto vijini siper njëra tjetrës si kate dhe jo duke i përzier. Më tëj shtoni një kat me një pjesë të patllixhanave, më tej një kat me patate, dhe më tej shtoni mishin e pulës. Sipër shtoni dhe një kat me pjesën e ngelur nga patatet dhe më lart një kat me pjesën e ngelur nga patllixhani. Në fund pritini dhe 3 domatet e ngelura në formë kubash të vegjël dhe shtrojini si një kat sipër patllixhanave.

Në një tas hidhni ujë rreth 250 ml, në të përzjeni salcën si dhe erëzat e lartëpërmendura. Shtojeni këtë sipër tenxheres dhe më tëj lijeni të zihet në zjarr të ulët duke e mbyllur kapakun përgjysëm. Kontrollojeni herë pas here se mos ka nevojë për shtim uji, duke bërë kujdes se mos i përzini asortimentet.

Pasi ta shihni se gjella është gati, shërbejeni të nxehtë, duke e kapur me kujdes në mënyrë që mos shpërbehen katet.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..