Gjellë me presh dhe selino

Gjellë me presh dhe selino Përbërsit:
-1/2 kg. presh (puri),
-2 selino,
-3-4 karota,
-5-6 thelpinj hudhër,
-1 qepë,
-1 limon (vetëm lëngu),
-2 portokalla (vetëm lëngu),
-1/2 luge e çajit sheqer,
-1/2luge e çajit kripë,
-1/2 luge e çajit piper të zi,
-3 lugë të supës vaj ulliri.

Përgatitja:
Së pari qërojm selinot, karotat dhe preshin i pastrojm mirë dhe i presim sipas dëshirës.
Tani vendosim tenxheren në zjarr mesatar dhe qesim qepën e grirë imët dhe vajin përziejm herë pas here kur të jetë zbutur pak qepa shtojm selinon, karotat, preshin, hudhrën e grirë imët, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, sheqerin, kripën, piperin e zi, këtë e përziejm dhe e mbyllim me kapak e lojm rreth 30-40 minuta. Herë pas here e kontrollojm që ndoshta ka nevojë ti shtojm pak ujë.
Zbukurimin e bëjm sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra · Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..