Gjel i mbushur

Perberesit:

– 1 gjel i pastruar
– 250 gr mish vici i grire
– 250 gr mish derri i grire
– 150 gr mortadele ne copa
– 4 veze te ziera
– 150 gr kackavall i therrmuar
– 1 gote liker
– 150 gr proshute e zier
– 150 gr proshute e thare
– pak arremyshk
– 125 ml vaj ulliri
– 50 gr gjalpe

Pergatitja:

Hiqini me kujdes kockat e gjoksit te gjelit duke u kujdesur qe te mos demtoni lekuren. Perziejini ne nje tas dy tipet e mishit te grire, sallamin mortadele, vezet e ziera te thermuara, kackavallin, likern arremyshkun, kripen e piperin. Reduktoni fije fije gjoksin e kaposhit dhe proshuten si ate te zieren dhe ate te thaten. Mbusheni kaposhin pa kocka me 1/3 e perzierjes me mishrat e grire dhe 1/3 e fijeve te gjelit dhe te proshutes. Perseriteni mbushjen derisa mishrat te mbarojne. Qepeni vendin e care. Lidhni krahet dhe kofshet me spango dhe futeni ne furre. Hidhni kripe dhe piper sipas deshires dhe plotesojeni me gjalpe e vaj. Piqeni ne furre te ngrohur me pare ne 200’C per rreth 2 ore duke e lagur here pas here me lengun e vet. Me pas lereni te ftohet per nje ore. Hiqjani kofshet dhe krahet dhe priteni ne feta pjesen pa kocka, te cilat i vendosni ne pjatance te lagur me lengun e pjekjes. Servireni menjehre ne tavoline./ikub/

Article Tags:
Article Categories:
Receta me mish Pule

Don't Miss! random posts ..