Gjel deti i mbushur me mollë e gështenja

kuzhina_gjeli_i_detit_ok_186006966Kërkoni një pjatë të dytë për menynë e Krishtlindjes?

Për drekën e Krishtlindjes ju propozojmë si recetë gjeldeti të mbushur me mollë e gështenja, një pjatë vërtet shumë e shijshme dhe shumë e përshtatshme për këtë rast. A ka më mirë sesa një nga pjatat më tipike të traditës, e rishikuar me pak origjinalitet e modernizëm, për të festuar Krishtlindjen? Mishi i gjeldetit me mollë e gështenja do të bëhet protagonist i menysë suaj për Krishtlindje dhe do të jetë me siguri një sukses!

Përbërësit:
gjeldeti i pastruar e pa kocka
gështenja të pjekura
mollë rene
rrush i thatë 1 lugë e vogël
djathë parmigiano 200 g
bukë e grirë 50 g
vezë 1
sallo 8 feta të mëdha
rozmarinë sipas dëshirës
sherbelë sipas dëshirës
vaj ulliri
verë e bardhë
selino 1degë
karotë 1
qepë
dëllinjë dy-tre fruta
kripë
piper

Koha e përgatitjes: 20 min

Koha e pjekjes: 60 min

Koha në total: 80 min

Mënyra e pjekjes: furrë

Përgatitja:
•    Hapeni gjelin e detit si libër, kriposeni e piperoseni
•    Përgatisni mbushjen me gështenja të pjekura, bukë të grirë, parmigiano, vezë, rrush të thatë dhe mollë të prera në formë kubi.
•    Krijoni një sallam të trashë dhe mbylleni duke rrotulluar gjeldetin. Nga jashtë rrotulloni fetat e sallos dhe lidhini me spango.
•    Vini selinonë, karotat dhe qepën ne copa  të mëdha në tavën më vaj, skuqni aty gjeldetin, duke e lagur me verë të bardhë, duke shtuar edhe frutat e dëllenjës, futeni në furrë me nxehtësi 180°C për rreth një orë, duke mbajtur gjithmonë mishin të lagur me lëngun e pjekjes.
•    Kur të ketë mbaruar pjekja, lëreni të ftohet dhe priteni me feta, duke e shërbyer me lëngun që mbetet nga pjekja.

Burimi: living.al

RECETA TË NGJASHME


Don't Miss! random posts ..