Gjel deti i mbushur

f1a04193-681a-4e25-ae79-80a2b52c551d---0-Përbërësit e recetës:

Gjeli i detit rreth 3 kg,
200 g mish i grirë,
3 salsiçe
100 g proshutë,
2 lugë me majë me djathë të grirë parmixhano
1 vezë,
2 feta bukë,
1 tufë majdanoz i grirë,
1 lt verë,
rreth 600 ml lëng koncentrati
ripë, piper.

Përgatitja:

Lyejmë gjelin me kripë e piper brenda e jashtë. Në një tas përziejmë mirë mishin e grirë, salsiçet e thërrmuara, proshutën e grirë, bukën e lagur në pak verë dhe djathin, vezën, majdanozin, piperin e kripën.

Brumin që krijohet e përdorim për të mbushur gjelin. E vëmë gjelin në furrë dhe me pak vaj e skuqim pak nga të gjithë anët dhe duke e lagur herë pas here me verën e përzier me lëngun ku është tretur 1 kub koncentrat. Pas gjysmë ore, e mbulojmë me letër alumin tavën me qëllim që mishi i gjelit të mos të thahet. Vazhdojmë lagien e tij dhe gatimin në 200 gradë. Pjekja ka nevojë për rreth 3 ore dhe lëngun e tavës, e heqim për ta përpunuar dhe përdorur me përsheshin ose mishin e shoqërojmë me lëngun e vete. Njësoj piqet edhe gjeli i detit i pambushur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Specialitete me mish

Don't Miss! random posts ..