Fuzili Mimoza

Fuzili MimozaPërbërësit:

– 300 gr fuzili (lloj makaronash)
– 50 gr djathë grana edhe 100 gr pecorino romano ose vetëm 150 gr pecorino
– 2 vezë
– vaj ulliri
– rigon i thatë
– kripë e piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë vezët për 10 minuta në ujë të valuar e pastaj i kalojmw në ujë të ftohtë për të bllokuar zierjen, i qërojmë dhe i shtypim me pirun (të verdhat dhe të bardhat së bashku)në grimca të mëdha, të cilat i ngjajnë luleve të mimozave, u hedhim pak kripë. Në qoftë se të verdhat mbeten pak të buta, aq më mirë: salca do të bëhet më kremoze e më e shijshme. Grijmë dhe përziejmë djathërat me njëri – tjetrin. Ziejmë fuzilit me ujë të bollshëm, i kullojmë duke lënë mënjanë pak ujë nga zierja, i hedhim menjëherë pak vaj ulliri dhe një grusht djathërash të përziera. U shtojmë “mimozat” e vezëve, përsëri djathë dhe pak ujë nga zierja, derisa të kemi një përzierje kremoze, të trashë dhe të shijshme. Mbushim një pjatancë dhe përfundojmë përgatitjen duke u hedhur rigon, piper të zi dhe copëza djathi pecorino.

Article Tags:
Article Categories:
Pasta

Don't Miss! random posts ..