Fruta me shllak

Nevojiten :
200 g biskota çaji të thërrmuara trashë
1 filxhan qershi pa bërthama
1 filxhan pjepër, të prerë në copa të vogla
10 kajsi, të prera në copa të vogla
5 pjeshkë, të prera në copa të vogla
12 luleshtrydhe
2 lugë sheqer të zakonshëm
lëng i 1 portokalli
½ kg djathë maskarpone
1 ½ filxhan kremë qumështi
1 filxhan kos të kulluar
½ filxhan sheqer pudër
1 lugë liker Amareto ose Schnapps

Vendosni në një enë pjeshkët dhe kajsitë, pudrosini me sheqerin e zakonshëm dhe spërkatini me lëngun e portokallit. Lërini për 1 orë dhe më pas kullojini. Në vazhdim shtoni frutat e tjera dhe përziejini të gjitha së bashku. Rrihni në mikser kremën e qumështit dhe sheqerin pudër deisa të bëhen kremë. Vendoseni kremën në një tas. Më pas rrihni në mikser djathin, likerin dhe kosin, duke shtuar në fund edhe kremën e qumështit të përgatitur në fillim. Në një tas qelqi vendosni një shtresë biskotash çaji, një shtresë frutash dhe një shtresë kremë. Përgatitni të njëjtin proçes derisa të mbarojnë lëndët. Nga lart zbukurojeni me luleshtrydhe. Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për 2 orë, para se t’a servirni.

 

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira

Don't Miss! random posts ..