Nevojiten:
- 1/2 kg fruta deti të përziera,
- 1 qepë,
- 1 karrotë,
- 1 rrënjë ose degë selinoje,
- 1/2 kungulleshkë,
- 1 spec,
- 5 lugë vaj ulliri,
- 1/2 gotë verë e bardhë,
- disa fletë borziloku,
- kopër ose majdanoz,
- lëng limoni,
- kripë,
- piper.
Pilafi:
- 1 gotë oriz ,
- 2 gota ujë ,
- 1 lugë gjalpë ,
- kripë.
Qepa e grirë hollë, karrota, speci, kungulleshka e selinoja të prera në rrathë, fërgohen në vaj ulliri 5 min. Shtohet pak supë dhe ziejnë 10 min. Hidhen frutat e detit, hudhra e shtypur, mëlmesat, vera, majdanozi dhe të gjitha zihen së bashku edhe 25 min. gjersa të shterret pak dhe të trashet lëngu. Spërkatet me lëng limoni dhe shërbehet e nxehtë e zbukuruar me fletë borziloku.