Frikadella me djath

Për 4 persona:

1.Përziejmë mishin, të kuqtë e vesë, Panën dhe melmesat. Formojmë 4 frikadella të mëdha dhe të ngjeshura.

2. Spinaqin e lajmë mirë, e futim në një tenxhere me 2 l ujë valë të zihet, në një sitë (kulluese) e shpërlajmë me ujë të ftohtë, e ndrydhim. E shkyejmë në copa të vogla dhe e ngrohim në 1 Lugë gjalpë.

3. 2 Lugë gjalpë në zjarr të fortë e skuqim, dhe duke rrotulluar disa herë fërgojmë frikadellat. Në një enë (dheu) të ngrohtë vendosim frikadellat dhe i mbulojmë me spinaq.

4. Lëngun e fërgimit (gjalpën) e tretim me ujë, e shijojmë me melmesa dhe ia hedhim (me lugë) frikadellave pëmbi. Fetat e djathit ia vendosim frikadellave përmbi dhe në zjarr të dobët i lëmë të shkrihen. Për katër persona nevojitet: 400 gr. Mish viqi i bluar, 2 të kuq të vesë, 1/8 l Pana, 2 Lugë majdanoz i grimcuar, 1 Lugë çaji Krypë, 1/2 Lugë çaji Biber, 300 gr. Spinaq, 3 Lugë Gjalpë, 4 feta Djath kaqkavall.

Article Tags:
·
Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..