Frape me banane

Perberesit per 4 persona

-500ml qumesht
-2 banane
-4-5 luge sheqer (sipas deshires dhe sipas pjekurise se bananeve)
-10-15 kuba akull
-pak vanilje
-lajthi apo bajame te grira holle per sperkatje

Ne mikser vendosim kubat e akullit dhe i grijme mire, shtojme pak qumesht me sheqerin derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe ne kete moment shtojme edhe pjesen e mbetur te qumeshtit bashke me bananet e prera ne copa. Vazhdojme grirjen edhe per 3-4 sekonda, nese deshirojme qe ne frape te mbesin dhe copeza banane, apo me gjate nese e deshirojme totalisht kremoze. E sperkasim me pak lajthi apo bajame te grira holle dhe e sherbejme menjehere, pasi banania ka vetine te oksidohet me kalimin e kohes. *Keshille: Sipas deshires, perberjes mund ti shtojme leng limoni, portokalli apo ananasi. Nje version tjeter shume i shijshem i kesaj pije eshte edhe Choco Banana, e cila pregatitet ne te njejten menyre, por perberjes i shtohet gjysme filxhani cokollate e shkire dhe nje filxhan kafe ekspres.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Pije

Don't Miss! random posts ..